Humanic

Certifikime ISO









ISO 9001:2015

SISTEMI I MAXHIMIT TE CILESISE

Standardi ndërkombëtar ISO 9001:2015 është sot referimi i njohur në nivel ndërkombëtar , për certifikimin e sistemit të manaxhimit të cilësisë të kompanive të të gjithë sektorëve dhe të gjithë përmasave. Të punosh me eficencë dhe efikasitet ka si rezultat uljen e kostos.

Aplikimi I cilësisë, të jep mundësi dhe lehtësi të prodhosh me cilësi të lartë dhe me cmime më të ulta se konkurenca.

Të manaxhosh cilësinë do të thotë të manaxhosh eficencën dhe efikasitetin e proceseve të kompanisë nëpërmjet :

  • Njohjes, manaxhimit dhe monitorimit të proceseve
  • Kapacitetit të përfshirjes së burimeve njerëzore
  • Përcaktimit të rolit të drejtuesve të lartë
  • Njohja e risqeve te kompanisë

AVANTAZHET E CERTIFIKIMIT ISO 9001:2015

  • Rrit kompetivitetin, besueshmërinë dhe performancën e kompanisë në treg.
  • Është një vlerësim I njohur ndërkombëtar
  • Eliminon kontrolle të tepërta mbi produktet e kompanisë
  • Mundësi të mëdha për eksport
  • Siguron një sistem monitorimi dhe matjeje që garanton efikasitetin e kontrollit
  • Manaxhon efikasitetin e aktivitetit, duke shpërndarë detyra dhe përgjegjësi për përmirësimin e cilësisë së punës të secilit.

 

PSE DUHET TË CERTIFIKONI KOMPANINË TUAJ?

  • Siguron një kualifikim për kompaninë që të jep mundësi të marrësh pjesë në tendera dhe gara të cilat kanë vendosur këtë si kërkesë.
  • Ju siguron pronarëve dhe drejtuesve të kompanisë mbajtjen gjithmonë nënkontroll të aktivitetit.
  • Verifikimin e një implementimi korrekt të sistemit të manaxhimit të Kompanisë
  • Kuptimin që një përmirësim i arritur varet nga një sistem manaxhimi dhe jo nga nisma të izoluara
  • Stimulimin për një përmirësim të vazhdueshëm të kompanisë.

ISO 13485:2016

PAJISJET MJEKËSORE – SISTEMI I MANAXHIMIT TË CILËSISË

Direktivat Europiane 93/42/CEE rregullon pajisjet mjekësore që përfshijnë një gamë të gjërë të substancave dhe produkteve: do të nënkuptohen si pajisje mjekësore cdo instrument, aparaturë, impjant, substancë ose produkt, të cilët përdoren vecmas ose të kombinuara, përfshirë edhe software informatike të përdorur për funksionimin korrekt, të destinuar nga prodhuesit që të përdoren tek njerëzit me qëllim:

• diagnostifikimin, parandalimin, kontrollet, terapitë ose zbutjen e një sëmundje;
• diagnostifikimin, parandalimin, kontrollet, terapitë ,zbutjen ose kompesimin e një plage ose të një handikapi;
• studimin, zëvëndësimin ose ndryshimin e anatomisë ose të një procesi fiziologjik;
• në krijimin e ngjizjes produktet të cilat nuk e arrijnë veprimin kryesor, në ose mbi trupin e njeriut, me mjetet farmakologjike, imunologjike apo metabolike por me ndërhyrjen e këtyre produkteve mund të arrihet funksionimi I tyre.

ZGJIDHJA

Standarti specifikon kërkesat për një sistem manaxhimi të cilësisë në rastet në të cilat një Kompani duhet të demostrojë aftësitë e saj për të siguruar pajisje mjekësore dhe shërbimet që lidhen me to, të cilat plotësojnë kërkesat e konsumatorëve dhe përmbushin kërkesat ligjore në lidhje me pajisjet mjekësore dhe shërbimet që lidhen me to.

 

PRODUKTET E PËRFSHIRA

Të gjitha kërkesat janë specifike për Kompanitë që ofrojnë pajisjet mjekësore, pa kufizim për sa i përket llojit dhe madhësisë së organizatës.

Në përgjithësi, ligji përfshin të gjitha rregulloret në lidhje me:

  • pajisjet mjekësore active dhe transplatuese
  • pajisje mjekësore active (mundësuar nga cdo burim energjie);
  • të gjitha njoftimet që kompanitë furnizuese duhet tu ofrojnë përdoruesve në lidhje me përdorimin, modifikimi dhe asgjesimin.
  • seksioni përfshin edhe ankesat e konsumatorëve: komunikim me shkrim, komunikim me gojë ose elektronik që raportojnë defektet në përdorim, në siguri dhe në kohëzgjatjen e produkti;
  • pajisjet mjekësore transplatuese (të cilat mbahen të paktën 30 ditë pas ndërhyrjes);
  • etiketat: të shkruara, të vizatuara apo grafikë të fiksuar mbi pajisjet mjekësore ose që i bashkëngjiten pajisjes.
  • pajisje mjekësore (në kuptim më të përgjithshëm ku përfshihen edhe software);
  • pajisje sterile.

ISO 14001:2015

MANAXHIMI  MJEDISOR

Manaxhimi mjedisor përfaqëson kalimin e drejtimit të kompanisë nga vetëm respektimin e ligjeve, në një manaxhim të aktivitetit përkushtuar parandalimit të ndotjes dhe të përmirësimit të ndikimeve mjedisore.

Mbrojtja e mjedisit merr për çdo kompani një rol gjithmonë e më të rëndësishëm.

Shumëllojshmëria dhe shtimi i burimeve të ndotjes, kontrolli gjithmonë e më I kujdesshëm që shtetet janë duke berë rreth temës së mjedisit dhe ashpërsimi I dënimeve për cilindo që ndot mjedisin, tregojnë që është e nevojshme që të veprohet.

OBJEKTIVAT DHE AVANTAZHET

  • Identifikimin e efekteve mjedisore dhe vlerësimin e pikave të forta dhe të dobëta të kompanisë , nga pikëpamja legjislative, teknike dhe organizative;
  • Monitorimin konstant të impaktit mjedisor për të parandaluar situata negative dhe për të qënë të gatshëm për situata emergjente;

PSE TË CERTIFIKOJMË KOMPANINË SIPAS STANDARDIT ISO 14001:2015 ?

  • Përmirësimin e eficencës së proceseve prodhuese ose të shërbimeve;
  • Mbajtjen nën kontroll dhe monitorimi e zbatimit të aspekteve ligjore;
  • Përmirësim i ndikimeve mjedisore të kompanisë;
  • Plotësim i kërkesat te klientëve, enteve dhe legjislacionit;
  • Krijim i nje imazhi dhe hapesire te re per kompanine tek klientet dhe ambjentet ne te cilat ushtron aktivitetin kompania.

ISO 20000:2011

MENAXHIM I SHERBIMEVE INFORMATIKE TEKNOLOGJIKE

Organizata e cdo dimensioni që konkurojnë në treg janë gjithnjë e më të varur nga shërbimet e teknologjisë informative për të promovuar dhe për të vënë në dispozicion produktet / shërbimet e tyre. E gjithë kjo është e komplikuar më tej nga shpejtësia me të cilën industria e IT evolon.

CFARE NENKUPTOHET ME ISO 20000 ?

ISO 20000 është një standard ndërkombëtar që synon vecanërisht Menaxhimin e Shërbimit të Teknologjisë së Informacionit IT dhe shërbimeve të infrastrukturës. Standardi ka për qëllim të përcaktojë se cfarë një organizatë duhet të bëjë për të krijuar një strategji për përmirësimin e proceseve kyce të tilla si raportimi I menaxhimit të niveleve të shërbimit, monitorimit dhe kontabiliteti I shërbimeve të IT, sigurinë e informacionit, furnizuesit, menaxhimin e ndryshimeve dhe përditësime në aspektin e: vazhdimësisë së procesit të forëzimit, identifikimin e shërbimeve specifike, promovimin e proceseve, kënaqësinë e shërbimit të përdoruesit. Standardi është I aplikueshëm për administrate publike qëndrore dhe lokale dhe në të gjitha organizatat që ofrojnë shërbime që lidhen me blerje në IT, furnizime ICT, menaxhimin e projekteve ICT, ofrim I shërbimeve ICT, sigurimin I procedurave administrative.

CILAT JANE PERFITIMET PER ORGANIZMIN ?

Certifikimi ISO 20000 është një mbështetje për kompanitë që duan të realizojnë më shumë procese të IT, rritje të efikasitetit dhe për të siguruar shërbime të cilësisë së lartë të ofruar brenda dhe jashtë vendit.
Certifikim I Sistemit të Menaxhimit të Shërbimeve të IT përmes ISO 20000 do të thotë gjithashtu përkushtim ndaj besueshmërisë së shërbimeve të IT dhe infrastrukturës, kënaqësisë së përdoruesve dhe përmirësim i performancës gjithashtu rrjedh nga mundësi të tilla si:

  • Ulje e kostove nëpërmjet prodhimtarisë së përmirësuar
  • Të përfitojnë nga një grup konkret I praktikave të mira
  • Përmirësim I komunikimit ndërmjet fushave të biznesit dhe shërbimeve të IT

METODOLOGJIA JONE

Fazat kryesore të procesit të certifikimi përfshijnë:

  • Përcaktim I qëllimit të certifikimit
  • Auditim I certifikimit në dy faza (fillestare dhe kryesore): Verifikimi I përputhshmërisë së sistemit krahasuar me standardin e referencës dhe lëshim I certificates.

ISO 22000:2005

MANAXHIMIT TË SIGURISË USHQIMORE

Standardi ndërkombëtar ISO 22000;2005, përcakton kërkesat për projektimin dhe aplikimin e sistemit të manaxhimit të sigurisë ushqimore në kompani të sektorit agroushqimor.

Ky standard konfirmon vlerën e parimeve të Codex Alimentarius për zhvillimin e sistemit HACCP dhe krijon një element lidhjeje ndërmjet sistemeve të manaxhimit të cilësisë sipas ISO 9001;2015 dhe sistemit të autokontrollit të kompanisë.

Ky standard u intereson si kompanive të zinxhirit agroushqimor si dhe atyre që indirekt përfshihen në këtë zinxhir (psh, prodhues të paketimeve, ndërmarrje pastrimi etj.)

SEKTORET KRYESOR NË TË CILAT HYJNË KOMPANITË OBJEKT CERTIFIKIMI JANË;

  • –  Prodhime primare shtazore
    –  Prodhime primare vegjetale
    –  Produkte me origjinë shtazore deperibili
    –  Produkte me origjinë vegjetale deperibili
    –  Produkte të destinuara për ushqim kafshësh
    –  Produkte ushqimore me konservim të gjatë
    –  Ristorante dhe shpërndarje
  • –  Shërbime
    –  Prodhues të veglave dhe pajisjeve
    –  Produkte kimike dhe biokimike
    –  Prodhukte për amballazhim

AVANTAZHET E ISO 22000:2005

Me certifikimin ISO 22000;2005 kompania ka mundësinë të :

  • Planifikojë, implementojë, të bëjë operative, mirëmbajë dhe të përditësojë një sistem për manaxhimin e sigurisë ushqimore, të orientura në prodhimin dhe tregtimin e produkteve të sigurta për konsumatorin;
  • Garanton konformitetin me kërkesat dhe legjislacionin e aplikuar për sigurinë ushqimore;
  • Komunikon në mënyrë efikase aspektet e cilësisë ushqimore tek fornitorët, klientet dhe palët interesuara të zinxhirit agroushqimor.

ISO 27001:2013

SIGURIA E INFORMACIONIT

Në të shkuarën rëndësia e sigurisë së informacionit kishte të bënte me mbrojtjen e të dhënave kontabile dhe financiare. Sot, me globalizimin e tregjeve dhe me tregëtinë e lirë është rritur ndjeshmëria në lidhje me sigurinë e informacionit, edhe nga ana e ligjeve kombëtare. Stimuj të vecantë në manaxhimin e informacionit si “asetet për tu mbrojtur”të cilët dalin, ndër të tjera, nga faktorë të tillë si: ligjet në fuqi , pirateria industriale, ruajtja e imazhit dhe si jo më pak e rëndësishme zhvillimi I teknologjive informatike. Numri I viruseve, sulmeve dhe ndërhyrjeve me të cilat duhet të përballemi cdo ditë dëshmon rëndësinë e ruajtjes edhe të informacioneve të manaxhuara nga Sistemet Informatike (IT).

Por informacion nuk do të quhet vetëm cfarë qëndron në kompjutera. Informacionet mund të jenë në letër, në disk apo në mendjet dhe veprimet e atyre që punojnë për Kompaninë. Informacioni është pjesë e aseteve të Kompanisë dhe si I tillë duhet të ruhet përgjatë gjithë ciklit të jetës së Saj.

CILAT JANË AVANTAZHET PËR KOMPANINË?

forcon bashkëveprimin e sigurisë së informacionit dhe rrit besimin e Partnerëve të saj të biznesit;
integron sigurinë e informacionit dhe të sistemeve në strategjinë globale të manaxhimit të rriskut të Kompanisë;
përmbush kërkesat e palëve të interesuara (Aksionerëve, Ligjvënësve, Klientëve, Stafit të Adminstratës dhe Komunitetit), dëshmon përballimin dhe manaxhimin e rriskut, duke garantuar qëndrueshmërinë e biznesit;
reduktimin e aksidenteve që përfshijnë përgjegjësitë ligjore dhe kontraktuale;
përmirëson marrëdhëniet me Administratën Publike;
siguron mbrojtje të sekreteve tregëtare dhe të njohurive teknike të kompanisë.

ISO 39001:2012

SIGURI E TRAFIKUT RRUGOR (RTS)

Standardi I Menaxhimit të Sistemit të Sigurisë së Trafikur Rrugor (RTS) ISO 39001:2012 është standard për Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë Rrugore.

Standardi ndërhyn në Menaxhimin e Sigurisë së Transportit Rrugor përmes një politike të duhur, zhvillimin e objektivave dhe nje informacioni të efektshëm dhe të komunikimit. Mund të përmirësojë sigurinë rrugore dhe të ulë normen e aksidenteve dhe vdekshmërisë.

Standardi është një mjet I dobishëm për të ndihmuar kompanitë dhe organizatat për të përmirësuar jo vetëm sigurinë e punëtorëve (me rrezik të madh kur ata janë në rrugë) por edhe të të gjithë përdorusve të tjerë të rrugës. Standardi mund të integrohet me standarded ISO 9001:2015 dhe ISO 14001:2015.

KUJT I ADRESOHET

  • Ndërmarrjeve dhe operatorëve privatë të transportit public
  • Kompanive me zyra / sektori: logjistikë, me qera, magazinave
  • Prodhuesit dhe shitësit e makinerive për trajtimin dhe magazinimin e pajisjeve
  • Prodhuesit dhe shitësit e paletave dhe pajisjeve të paketimit (paketimi)
  • Prodhuesit dhe shitësist e pajisjeve për identifikimin dhe gjurmimin e produkteve
  • Shitje e automjeteve komerciale dhe industrial, rimorkio, pajisje të sigurisë, zyrave të mëdha
  • Kompani inxhinierike civile, transportit dhe logjistikës
  • Ministritë, rajonet, krahinat dhe komunat
  • Asistencë emergjent mjekësor dhe kujdesi

CFARE DUHET TE BENI ?

Organizatat që vendosin për të zbatuar Sistemin e Menaxhimit ISO 39001:2012 duhet të fokusohen në qëllimet e tyre brenda RTS (Siguria e Trafikut Rrugor) të menaxhojë dhe planifikojë aktivitetet e lidhura me të. Rruga e certifikimit, sipas standardeve ISO, përfshin hapa rregulluese të ndryshme të metodologjisë Plan-Check-List (planifikim-zbatim-verifikim-akt).

Organizata do të vlerësojë ndërveprimet e proceseve të saj me sistemin e transportit dhe sigurisë rrugore, kontroll I nivelit të ekspozimit ndaj rrezikut dhe marrja e masave për të vogëluar mundësitë e krijimit të trafikut të shkaktuar nga aksidente.

NË VEÇANTI ORGANIZATA DUHET TË:

  • Identifikonë rolin e tyre në sistemin e qarkullimit rrugor
  • Identifikim I procesece, aktiviteteve që lidhen dhe me funksionet e Organizatës që mund të kenë ndikim në sigurinë e komunikacionit rrugor.
  • Të përcaktojë sekuencën dhe ndërveprimin e proceseve, aktiviteteve dhe funksioneve
  • Të përcaktojë palët e interesuara që kanë lidhje me Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë Rrugore
  • Të përcaktojë kërkesat e palëve të interesuara dhe kërkesat përkatëse ligjore dhe tiper të tjera që duhen të plotësohen lidhur me sigurinë rrugore

PËRFITIMET:

  • Reduktim I numrit të aksidenteve të mundshëm
  • Reduktim I lejeve shëndetësore
  • Reduktim I risqeve nga neglizhenca e kërkesave ligjore
  • Reduktim I shpenzimeve për riparimin e automjeteve
  • Reduktim I shkaqeve të sigurimit
  • Përmirësim I kredencialeve për përgjegjësin social
  • Përfitimet për organizmin në tendera

ISO 45001:2018

Certifikimi ISO 45001

Sistemi i Manaxhimit te Shendetit dhe Sigurise ne vendet e punes

Certifikimi i konformitetit te standartit ISO 45001 per t’ju dhene kompanive themelet per nje sistem efikas manaxhimi te sigurise ne vendet e punes.

Avantazhet?

Implementimi i nje sistemi manaxhimi per shendetin dhe sigurine ne vendet e punes, lejon kompanite qe::

  • Vleresojne, parandalojne dhe te ulin risqet lidhur me shendetin dhe siguine ne pune;
  • Permiresoje cilesine e jetes te burimeve njerezore, duke nderthurur produktivitetin, zhvillimin dhe motivimet personale;
  • Krijimin e vlerave per vleresimin patrimonial te kompanise

Detajet e sherbimit

Sistemi i manaxhimit  BS OHSAS 18001 e ISO 45001 jane te integrueshme me sistemet kryesore te manaxhimit te kompanive, sic jane  ISO 9001 e ISO 14001, eventualisht te adoptuara nga kompanite.
Kompanite qe nuk kane akoma implementuar nje sistem manaxhimi per shendetin dhe sigurine mund te perfitojne nga nje sherbim autonom dhe i pavarur, per te matur se sa eshte e nevojshme per tu vendosur ne konformitet me kerkesat e standartit dhe per te arritur ne certifikimin e tij.

Fokusi tek ISO 45001:2018

Edicioni i ri i standartit, i emeruar  ISO 45001:2018, parashikon per kompanite tashme te certifikuara sipas  BS OHSAS 18001:2007  nje periudhe tranicioni qe do te perfundoje ne mars 2021.

ISO 50001:2011

REDUKTIM I KOSTOVE TE ENERGJISE

Rritja drejt një menaxhimi më efikas të energjisë ka cuar në vendosjen e standardeve të shumta ndërkombëtare dhe ndërkombëtare. Kursimi I energjisë është një factor thelbësor që synojnë rritje të qëndrueshmërisë së aktiviteteve: “Ruajtje e energjisë për të reduktuar emëtimet e  CO2” është mesazhi themelor në luftën kundër ngrohjes globale.

ZGJIDHJE

Sistemet e Menaxhimit të Energjisë ofrojnë një përcaktim të monitorimit të sistemit dhe reduktimin e konsumit të energjisë në cdo lloj biznesi, që I referohet standardid që është certifikuar ISO 50001. Bazuar në ciklin e Planit Check-list (plan-ekzekutimi-kontrolli-permiresim), ISO 50001 krijon një sërë kërkesash për zbatimin e politikave energjetike, me objektiva konkrete, sipas miratimit të kërkesave për të reduktuar dhe kontrolluar konsumin e energjisë, verifikimin e planit të kursimeve dhe përmirësimin në baza të vazhdueshme.

Standardi ISO 50001 siguron udhëzimet e nevojshme në përputhje me kërkesat e reduktimit dhe emëtimeve të CO2: bazuar në pajtueshmërine rregullative, ajo ka një strukturë të ngjashme me ISO 14001 e mund të integrohet lehtësisht me sistemet e menaxhimit të cilësisë, sigurisë dhe mjedisit që mund të jenë tashmë të pranishëm në kompani.

ISO 50001 mundëson kompanitë për të përmbushur kërkesat e përcaktuara nga standardi, duke kontribuar gjerësisht për uljen e konsumit të energjisë, si dhe kosto më të ulët,  duke rezultuar në rritje të përftimit dhe marrjes së një avantazhi të rëndësishëm konkurues.  Certifikata është e vlefshme për tre vjet, subject I auditimeve të mbikqyrjes. Me skadimin e certifikimit tre – vjecar mund të rinovohet.

 OBJEKTIVAT DHE PËRFITIMET:

  • Ulje e kostove ( të menaxhimit, të energjisë, lëndëve të para) dhe furnizimit me energji apo shërbimeve që lidhen me përdorimin e njëjtë
  • Kufizim I ndikimit të mjedisit
  • Përdorim I objekteve me konsumin e energjisë të lartë më efikase
  • Rritje e transparencës dhe lehtësimin e komunikimit në menaxhimin e burimeve energjetike
  • Mbështetje e praktikave më të mira në menaxhimin e energjisë dhe inkurajim I sjelljeve të mira
  • Promovim I efikasitetit më të madh energjetik në gjithë zinxhirin e furnizimit përmes udhëzimeve më të përshtatshme
  • Optimizim I menaxhimit të energjisë në projekte për të ulur emëtimet e gazit në serra
  • Përcaktim I roleve dhe përgjegjësive, me identifikimin e një ekipi të vecantë të menaxhimit të energjisë
  • Kontroll më I madh I emisioneve, vecanërist në atmosferë (gazeve të efektit serrë), direkte dhe indirekte
  • Aftësi më të madhe për të kënaqur kërkesat ligjore në lidhje me aspektet e përmendura më sipër
  • Lehtësim I integrimit me sisteme të tjera të menaxhimit ekzistues