Humanic

ISO 27001:2013

SIGURIA E INFORMACIONIT

Në të shkuarën rëndësia e sigurisë së informacionit kishte të bënte me mbrojtjen e të dhënave kontabile dhe financiare. Sot, me globalizimin e tregjeve dhe me tregëtinë e lirë është rritur ndjeshmëria në lidhje me sigurinë e informacionit, edhe nga ana e ligjeve kombëtare. Stimuj të vecantë në manaxhimin e informacionit si “asetet për tu mbrojtur”të cilët dalin, ndër të tjera, nga faktorë të tillë si: ligjet në fuqi , pirateria industriale, ruajtja e imazhit dhe si jo më pak e rëndësishme zhvillimi I teknologjive informatike. Numri I viruseve, sulmeve dhe ndërhyrjeve me të cilat duhet të përballemi cdo ditë dëshmon rëndësinë e ruajtjes edhe të informacioneve të manaxhuara nga Sistemet Informatike (IT).

Por informacion nuk do të quhet vetëm cfarë qëndron në kompjutera. Informacionet mund të jenë në letër, në disk apo në mendjet dhe veprimet e atyre që punojnë për Kompaninë. Informacioni është pjesë e aseteve të Kompanisë dhe si I tillë duhet të ruhet përgjatë gjithë ciklit të jetës së Saj.

CILAT JANË AVANTAZHET PËR KOMPANINË?

forcon bashkëveprimin e sigurisë së informacionit dhe rrit besimin e Partnerëve të saj të biznesit;
integron sigurinë e informacionit dhe të sistemeve në strategjinë globale të manaxhimit të rriskut të Kompanisë;
përmbush kërkesat e palëve të interesuara (Aksionerëve, Ligjvënësve, Klientëve, Stafit të Adminstratës dhe Komunitetit), dëshmon përballimin dhe manaxhimin e rriskut, duke garantuar qëndrueshmërinë e biznesit;
reduktimin e aksidenteve që përfshijnë përgjegjësitë ligjore dhe kontraktuale;
përmirëson marrëdhëniet me Administratën Publike;
siguron mbrojtje të sekreteve tregëtare dhe të njohurive teknike të kompanisë.